Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike zoti Nerita Ceka, në vazhdimësi të fushatës elektorale ka prezantuar në Berat kandidatin për kryetar bashkie, mjekun Leveçka. Zoti Ceka ka shpjeguar dhe një herë vendin dhe pozitën e Partisë Aleanca Demokratike që përfaqësohet nga kandidatët e saj në çdo vend të Shqipërisë.

Ai njëkohësisht ka kërkuar votën sepse sipas tij kjo parti ka treguar respekt për njerëzit. Nga ana tjetër kandidati Leveçka ka premtuar se do të stimulojë biznesmenët vendas dhe ato të huaj./tvklan.al