Lajme Arkiva 2004

Shkarkimet dhe përjashtimet nga detyra të disa oficerëve të lartë të policisë brenda pak muajve janë shoqëruar përveç veprimeve të prera dhe me deklarime për shtyp për akuza për inkriminimin e tyre.

Neritan Nallbati një nga oficerët e karrierës me disa detyra të rëndësishme në policinë e Tiranës, Vlorës dhe në fund Elbasanit, është përjashtuar 5 muaj më parë, pa u dëgjuar nga komisioni përkatës me motivacionin shkelje e betimit dhe shkelje ligjore.

Neritan Nallbati: Shumë prej nesh të larguar tashmë, ose të përjashtuar nga radhët e policisë, trumbetohen si të inkriminuar. Unë duhet të sqaroj që  të akuzosh një njeri si të inkriminuar do të thotë të marrësh përgjegjësi të mëdhaja ndaj vetes, qoftë ky institucion që është Ministria e Rendit Publik, apo njerëz të tjerë të cilët nuk e kanë këtë të drejtë për të akuzuar njerëzit si të inkriminuar. Unë nuk jam i inkriminuar dhe strukturat e rendit publik dhe ato të drejtorisë së përgjithshme duhet të tregohen më të përgjegjshme, pra në qoftë se na akuzojnë ne për shkelje të ligjit dhe  të detyrës, unë mund t’ju them ju se njëkohësisht ata po bëjnë të njëjtën gjë, ose ata po shkelin detyrën dhe ligjin ndaj nesh. Është gjykata ajo që vendos për inkriminim ose jo.

Pas shkarkimit të kryekomisar Bardh Kaçorrit dhe drejtorit të policisë kriminale Sokol Bizhga, Nallbati cilëson se policisë i janë larguar elementët më profesionistë dhe në tërësi është goditur ai grup oficeres që me të vërtet është përplasur me krimin.

Neritan Nallbati: Kyrekomisari Sokol Bizhga, është edhe ai një nga etaljonet e policisë kriminale, është një punonjës i policisë që e njeh në gen policinë kriminale, një njeri që është përplasur me krimin kurrë nuk ka bërë mbrapsht, u krijua një situatë e tillë për të larguar një pjesë të drejtuesve të cilët vërtet janë përplasur me krimin dhe kjo të lë shije dhe pasoja të hidhura./tvklan.al