Në ditën e dytë të përgatitjeve në Austri, Sylvinho-s i mungon vetëm Berat Gjimshiti, pjesa tjetër e futbollistëve është në formë dhe e motivuar.

“Po përgatitemi sa më mirë për Euro 2024. Nuk na mungon karikimi dhe motivimi, kjo është një gjë shumë e bukur. Kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme. Ka lojtarë që kanë ardhur nga shumë ndeshje. Nuk po them që janë të lodhur, por duhet t’i menaxhojmë mirë. Euro 2024 është turne i shpejtë dhe dinamik. Në një turne të tillë si Europiani 1 minutë mund të bëjë diferencën. Në çdo moment mund të ndryshohet situata, çdo futbollist mund të bëjë diferencën”, tha trajneri.

Motivimi i lojtarëve duket edhe në fjalët e Klaus Gjasulës.

“Mezi po presim ditët të kalojnë të stërvitemi mirë të jemi gati”, tha ai.

Sylvinho konfirmoi se për ndeshjen me Lichtenstein do të përdorë futbollistët që kanë patur më pak minuta me klubet e tyre në mënyrë që të rikuperojë të tjerët.

Miqësorja e së hënës që do të transmetohet në Tv Klan në orën 20:00 do të shërbejë që të rritet forma fizike e këtyre futbollistëve për të qenë gati për finalet e Europianit.

Tv Klan