Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ka pasur një ngritje cilësore të mbështetjes që politika shqiptare ka dhënë për Kosovën. E ndërsa për pavarësinë e saj, Kosova është e gatshme të paguajë çdo lloj çmimi. Kështu deklaroi kryetari i Parlamentit të Kosovës, gjatë vizitës së tij të parë në qytetin e Gjirokastrës. Nexhat Daci u shpreh i bindur, se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por reforma. Beogradin, zoti Daci e cilësoi si krushqia helmuese.

Në vizitën e tij të parë në Gjirokastër, kryeparlamentari daci u shoqërua nga ambasadori ynë në Kosovë Bashkim Rama. Interes zoti Daci tregoi dhe për mirëmbajtjen e vlerave historike të qytetit të Gjirokastrës./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini