Lajme Arkiva 2004

Një kilogram bukë do  të kushtojë 70 lekë të reja që nga fillimi i Shkurtit. Pa negociatave me Ministrinë e Ekonomisë. Prodhuesit e bukës vendosën të përgjysmonin rritjen e çmimit të  parashikuar për bukën.

Do të ketë një rritje minimale të çmimi  të bukës, e cila nuk do të  ndikojë dukshëm ekonomin e familjeve shqiptare. Do të jetë një rritje fare e vogël, do të jetë një rritje mbase as 3% në muaj për çdo familje.

Prodhuesit e bukë i kërkuan ministrit të Ekonomisë Anastas Angjeli legalizimin dhe rregullimin  tregut të prodhuesve  të bukës, si dhe uljen e akcizës së naftës për prodhimin e saj.

“Ne nuk jemi që këta prodhuesit klandestinë të dalin nga tregu, të cilët realisht e shikojnë në mënyrë artificiale koston e prodhimit të bukës, sepse nuk paguajnë asnjë lloj tatimi. Shikohet mundësia që të legalizohen të gjithë prodhuesit e bukës, ata që tashmë spekulojnë dhe nuk paguajnë tatime dhe taksa me qëllim që të vihen në garë në mënyrë të barabartë me të gjithë prodhuesit e tjerë”.

Ministri Angjeli pranoi se për një mall konsumi jetik si buka shteti mund të ndërhyjë për të shmangur koston sociale.

Anastas Angjeli: Që dje janë marrë të gjitha masat që të fillojë procedura e menjëhershme e regjistrimit të të gjithë prodhuesve  të bukës të cilët nuk janë të punësuar , por që plotësojnë kriteret dhe kushtet dhe të shikojmë edhe njëherë të gjitha kriteret dhe kushtet. Kur bëhet fjalë për një artikull ka të domosdoshëm  për jetesë dhe kaq masiv në konsumin e vetë, është padyshim që të gjithë jemi të interesuar që prekja sociale, që kostoja sociale, që shqetësimi social të jetë sa më i vogël.

Javën e fundit prodhuesi deklaruan se do të rrisnin çmimin e bukës si pasojë e rritjes së çmimit të grurit në tregjet ndërkombëtare./tvklan.al