Lajme Arkiva 2003

Në orët e mëngjesit një person është qëlluar për vdekje në fshatin Skurraj të Kurbinit. Sipas policisë viktima Gj.K. 62 vjeç është vrarë nga bashkëfshatari i tij N.Z.

Motivi gjithnjë sipas të dhënave të para të policisë ka të bëjë me konfliktin mes këtyre personave për një çështje krejt banale.

Viktima ka marrë ujë nga burimi pranë banesës së të dyshuarit si autor i vrasjes. Gruaja e 62-vjeçarit të ekzekutuar ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Gruaja e viktimës: Sa kam dërguar automatikun i kam thënë djalit e vranë.

Gazetari: Kush e ka vrarë?

Gruaja e viktimës: Kush e ka vrarë e ka parë djali. Unë kam qenë pranë kufomës.

Gazetari: Keni pasur ndonjë konflikt?

Gruaja e viktimës: Jo.

Menjëherë pas vrasjes autori është larguar, ai është ende në kërkim nga policia./tvklan.al