Policia e Durrësit ka arrestuar 2 persona të  dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur pasditen e së martës në Shkozet të Durrësit, ku mbeten të plagosur 5 persona. Ata janë Kujtim Meta, 30 vjeç dhe 49 vjeçari Nazim Kalemi.  Në momentin e ndalimit të  Kujtim Metës, forcat e rendit kanë gjetur i ka gjetur  edhe një automatik të tipit kallashnikov, me të cilin dyshohet të ai të ketë qëlluar mbi pasagjerët e autobusit ët linjës Shkozet-Nishtulla. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orën 17 e 30 sapo autobusi është ndalur në stacionin e  Shkozetit.

Kujtim Meta dyshohet të jetë personi që ka qëlluar me breshëri automatike në drejtim të autobusit. Fillimisht u raportua për një të vdekur. Por policia ka sqaruar më pas se bëhet fjalë për 5 të plagosur 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Shënjestër e të të arrestuarit ka qenë 24 vjeçari Dilaver Meta,  një prej pasagjerëve të autobusit.

Ky i fundit ka qenë edhe në të shkuarën pre e sulmeve me armë, por ka mundur tu shpëtojë. Policia dyshon se ngjarja është pasojë e një konflikti të vjetër mes grupeve rivale të komunitetit rom, ku bëjnë pjesë dy të  arrestuari dhe shënjestra e tyre.

Sipas dëshmitarëve okularë  makina u ndal pak metra larg hyrjes së autobusit dhe personat që gjendeshin brenda, hapën zjarr drejt pasagjerëve. Siç duket edhe nga këto pamje, keqbërësit kanë goditur pjesën e përparme të autobusit fare pranë vendit të shoferit.

Kujtim Meta është arrestuar pak minuta pas ngjarjes e disa orë më vonë është prangosur edhe Nazim Kalemi, por sipas policisë në këtë ngjarje të paprecedent dy të prangosurit kanë pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë./tvklan.al