Durrësi është tronditur këtë pasdite nga një krim i rëndë. Një 28-vjeçar, banor i këtij qyteti është ekzekutuar me breshëri automatike prapa stadiumit “Niko Dovana” në lagjen 18.

Viktima është Denis Zani, i sapo dalë nga burgu ku kishte vuajtur një dënim prej 3 vjetësh, për vrasje të mbetur në tentativë.

Rreth orës 17 ai ka debatuar në rrugë me vrasësin e tij, me të cilin sipas policisë kishte patur konflikte prej 3 vjetësh. Autori i këtij krimi e akuzonte viktimën se i kishte vrarë vëllain.

Pas këtij debati autorin të cilin policia thotë se e ka identifikuar e ka qëlluar 28-vjeçarin me një armë automatike që e kishte të fshehur nën pallto. Dy plumba në trup dhe një në kokë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme dhe sipas dëshmitarëve okular, vrasësi është larguar vetëm pasi është siguruar për vdekjen e Zanit.

Policia jep detaje të paktë mbi identitetin e tij dhe ka publikuar vetëm inicialet Q.C. Grupe të gatshme të uniformave blu janë vënë në kërkim të tij, duke ushtruar disa kontrolle në lagjen “Spitallë” ku ai banon, por edhe duke ngritur postblloqe në hyrje-daljet e qytetit./tvklan.al