Konflikti për pronësinë ka shkaktuar dy te vdekur dhe një te plagosur pranë mbikalimit te Shkozetit, në Durrës.

Shaban Karabakiu, 49 vjeç si dhe një kalimtar i rastit, Sadik Lazi, 27 vjeç kanë mbetur të vdekur, ndërkohë qe është plagosur dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën vëllai i viktimës, Ilir Karabakiu, 39 vjeç.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 19:00 në banesën e njërit prej viktimave.

Autori i vrasjes së dyfishtë është Kujtim Hasani, 38 vjeç, me origjinë nga Tropoja dhe me banim në Durrës.

Vrasësi është arrestuar pak minuta pas krimit jo shume larg vendngjarjes. Policia ka sekuestruar edhe armen, një pistolete e tipit TT, ndërsa ai e ka pranuar krimin.

Kujtim Hasani dhe vëllezërit Karabakiu, edhe ata të ardhur në këtë zone, grindeshin prej kohesh për token ku viktimat e kësaj ngjarje kishin ndërtuar shtëpinë.

Kjo copë tokë rreth 400 metra katrorë, pretendohej prej te dyja palëve. Në mbrëmje, 38-vjeçari kishte shkuar ne shtëpinë e Shaban Karabakiut, ku i ka kërkuar të largohej nga banesa, por pas refuzimit, Kujtim Hasani është përleshur me Shaban Karabakiu dhe më pas e ka qëlluar me armen që mbante me vete pa leje.

Një plumb i dale nga pistoleta e tij gjate kësaj përleshje i ka marre jetën edhe një kalimtari të rastit.

Vrasësi ka qëlluar edhe mbi vëllain e viktimës, i cili kishte ndërhyre për të shuar sherrin. Ky i fundit ka marre plagë të rënda dhe ndodhet ne gjendje kritike ne spitalin e Durrësit.

Pas arrestimit te vrasësit te dyfishte, policia ka marre ne pyetje edhe dëshmitarë okularë, te cilët e kane identifikuar atë si autor te kësaj ngjarje dhe ne baze te dëshmive te tyre dhe të arrestuarit, policia ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes, e cila është dokumentuar ne dosjen hetimore mbi këtë krim./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro