Gjigandi sportiv NIKE ka rihapur dyert e konceptit më të ri më 18 Korrik në TEG.

Tashmë jo vetëm me një sipërfaqe më të madhe, por edhe me një qasje inovative ndaj kulturës sportive.

Një ndër risitë që NIKE SHOP sjell është projekti “NIKE BY YOU” që i mundëson klientëve të personalizojnë çdo produkt NIKE.

“Nike është për ju dhe jemi të lumtur që sot prezantojmë konceptin më të ri. Para 5 vitesh ne hapëm dyert e Nike në Shqipëri dhe sot vijmë me një koncept inovativ me një sipërfaqe 600 metra katrorë, me produkte të kategorive të ndryshme”, thotë menaxherja ekzekutive, Semi Gjyli.

Në eventin e prezantimit të këtij koncepti të ri ishin të pranishëm personazhe të njohur të botës së sportit, të cilët u njohën më nga afër me gamën e gjerë sportive, ndërsa të rinjtë u drejtuan menjëherë drejt modeleve “lifestyle” që aq shumë i kërkojnë.

“Në stërvitje gjithë kohës e përdor shumë. Nike si pjesë e Sport Vision grup mbështetës në këto lojra olimpike, kështu që është një suport i madh se bazën materiale e kemi pjesë të përditshmërisë”, shprehet atletja Luiza Gega.

Kjo hapësirë e re vjen edhe me oferta shumë të mira për të gjithë klientët. Projekti më i ri në rajon ju ofron konsumatorëve hapësira tërheqesë me teknologjinë më të fundit.

Tv Klan