Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Nikollë Lesi: “Pra unë i kam kërkuar liderit të opozitës zotit Berisha, që të kandidojë në zonën e Sarandës, ku tashmë kryetari i PS dhe kryetari aktual zoti Nano e ka shpallur kandidaturën në këtë zonë për vitin 2005, i nisur nga ideja që të bëhet një duel interesant në këtë zonë, t’i bëjë një sfidë zotit Nano dhe t’i kujtojë kreut socialist kohën kur Ramiz Alia, ish-president komunist në vitin 91, humbi në Tiranë përballë një kandidati të opozitës. Dua që t’i japë një mësim të mirë zotit Nano, se si luftohet në një zonë elektorale ballë për ballë, aq më tepër që unë jam nga veriu dhe kalojë në Sarandë edhe për një arsye tjetër, që në zonën e Ksamilit, Partia Demokristiane ka tre këshilltarë, aq sa ka PS, aq sa ka dhe PD në zgjedhjet e fundit të 2003.”/tvklan.al

Gazetare: Gerta Gixhari