Ka nisur që në edicionin e orës 8 të mëngjesit këtu në Tv Klan ajo që do të kthehet në një prani të përherëshme në ekranin e televizionit. Pas një marëveshje të nënshkruar në Prishtinë, ditë më parë u finalizua faza e fundit e investimit prej gati 200 mijë dollarësh prej një sistemi trasmetues antenash Shqipëri – Kosovë. Si pasojë sot në edicionin e lajmeve të televizionit Klan patëm mysafirë nga Kosova, kolegët tanë të Kohavision.

Gjithashtu prej sot edicioni i orës 19:30 do të trasmetohet direkt edhe në valët e Kohavision dhe kështu në të gjithë territorin e Kosovës dhe një pjese të Maqedonisë. Dita e fillimit të trasmetimit direkt mes studiove të lajmeve të televizionit Klan dhe Kovavision ka qenë historike. 90 vjetori i ngritjes së flamurit në Vlorë ose festa e pavarësisë është festuar në të dyja anët e kufirit me madhështi dhe respekt. Shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri kanë festuar sëbashku ditën e flamurit. Me kontributin e tv Klan kjo festë u përjetua sot më kombëtare se cdo herë tjetër./tvklan.al