Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Pas operacionit të koduar me emrin ”Puna” të Gushtit 2002, fundi i të cilit u konsiderua i suksesshëm, një tjetër operacion do të luftojë krimin.

Operacioni “Rrjeta e hekurt”, ka nisur në Vlorë dhe ka dhënë rezultatet e para. Është arrestuar shoferi i furgonit, i cili ka transportuar klandestinët e tragjedisë të së premtes nga Vlora deri në vendin e nisjes në Dhërmi. Janë kapur gjithashtu katër mjete lundruese, skafe me dokumentacion të parregullt.

Këto skafe kalonin kapacitetet motorike të lejuara nga ligji. Është bllokuar diskoteka e Orik Shytit, e cila ndodhet në Orikum dhe ka qenë në emër të gruas së tij. Në momentin e bllokimit ka qenë një prej rojeve të kësaj diskoteke. Diskoja është bllokuar si pronë e vënë nga para që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Përveç emrit ndryshe duhet shpresuar se “Rrjeta e hekurt” do të veprojë më mirë se më parë. Duke mos i quajtur këto veprime shfaqje të momentit, që kanë marrë shtysë nga përmasat e ngjarjes tragjike./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti