Pavarësisht erës edhe qytetarët në Durrës zgjodhën ta frekuentonin bregdetin. Duke shfrytëzuar motin me diell shumë preferuan që të bënin shëtitje ndërsa pati edhe nga ata persona që u lanë në det. Jo vetëm gjatë fundjavave, por plazhi i Durrësit është frekuentuar edhe gjatë ditëve të javës kur moti ka qenë i përshtatshëm.

Ndërkohë edhe pushteti lokal ka nisur përgatitjet për sezonin e ri veror. Në këtë periudhë puna është fokusuar te pastrimi i vijës bregdetare.

Alfred Dhuli, drejtor i NKP Durrës: Kemi hequr pothuajse 70% të leshterikut. Është përgatitur shëtitorja po mbillen pemët te shëtitorja. Ktej po punohet nga pjesa tjeëtër e shëtitores nga pjesa e Portit dhe themi që brenda mesit të Majit mbarojnë të gjitha punët e sezonit.

Më pas puna do të vijojë me plugimin dhe dezinfektimin e rërës.

Alfred Dhuli, drejtor i NKP Durrës: Me dezinfektimin fillojmë pas datës 20 Maj ose në fillim të Qershorit. Kjo është faza kur dezinfektohet rëra. Bëhet tre herë dezinfektimi i rërës nga mikrogjallesat dhe nga pjesa tjetër e parazitëve.

Përveç bashkisë përgatitjet po bëjnë edhe edhe operatorët turistikë. Ata po marrin masat për të pritur sa më mirë vizitorët dhe turistët të cilët edhe këtë sezon veror do të jenë të shumtë në qytetin bregdetar.

Klan News