“Bëni gati rezervat e naftës!” Ky ka qenë mesazhi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë në kulmin e krizës së naftës në tregjet ndërkombëtare. Rezerva botërore përfshin afro 1.4 miliardë fuçi naftë që tashmë është e gatshme për të hyrë në treg me synim amortizimin e situatës, duke rritur kështu shqetësimin për krizën botërore të energjisë.

Përdorimi i rezervës botërore të naftës nuk ka ndodhur që prej vitit 1991, prej Luftës së Gjirit, kohë kur dy prodhuesit e mëdhenj të naftës Iraku dhe Kuvajti ndërprenë prodhimin për shkak të luftës. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, çmimi i naftës bruto u rrit me afro 19% që prej fillimit të qershorit, ndërkohë që ka pësuar një rritje prej 37% vetëm gjatë këtij viti.

Mësohet se sulmi i së hënës mbi një rafineri nafte në Irak ka shkatuar përgjysmim të eksporteve nga ky vend. Ndërkohë që kërkesa për naftë vlerësohet në rritje për këtë vit dhe vitin e ardhshëm në krahasim me parashikimet e mëparshme të ekspertëve.

OPEC-u, që mbulon afro 1/3 e prodhimit botëror të naftës, ka rritur kapacitetet e tij, ndërsa po arrin limitet. Situata e prodhuesit rus të 3% të naftës botërore Jukos, është përkohësisht pezull. Tashmë ekspertët janë në një mendje se kriza e energjisë po i kushton rëndë rritjes ekonomike globale. /tvklan.al