Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Është zhvilluar raundi i 7-të teknik i negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Delegacioni shqiptar kryesohej nga Ministrja e Integrimit Ermelinda Meksi, ndërsa delegacioni i Komisionit Europian nga Jose Luis Sanchez.

Ermelinda Meksi: “Raundi i sotshëm është shumë i rëndësishëm, sepse përfaqëson një moment historik, në procesin e negociatave. Sot ne përfundojmë leximin e parë të marrëveshjes dhe më pas do të trajtojmë nenet që akoma janë të hapura për diskutim”.

Një nga nenet më të rëndësishëm është ai kundër mashtrimit, si dhe mbi kapacitetet implementuese në sistemin doganor. Lidhur me dy protokollet e bashkëpunimit në fushën e doganave, përcaktimi i konceptit të origjinës së mallrave dhe metodat e bashkëpunimit administrativ, si dhe protokolli mbi asistencën reciproke, administrative në çështjet doganore, të negociuara në raundin e 4 teknik.

Neni i anti-mashtrimit në thelb synon bashkërendimin e palëve në luftë kundër parregullsive dhe mashtrimit në sistemin doganor, me anë të përcaktimit të qartë të procedurave që do të ndiqen për të siguruar bashkëpunimin administrativ mes BE dhe Shqipërisë në këtë fushë./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj