Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Vetëm pak minuta më pas do të nisë në Gjirokastër festivali folklorik mbarëkombëtar. Punimet përgatitore që përfunduan paraditen e sotme, u përqendruan kryesisht në kalanë e qytetit, por punimet jo vetëm që nuk filluan në kohë, por u bënë me ritme shumë të ngadalta.

Treguesi më i qartë është platea para skenës së festivalit, e cila edhe pse ishte vendosur që të kthehej në një mjedis të gjelbër, në vend të barit u mbulua me çakëll. Në orën 16:30 do të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes së këtij evenimenti mbarëkombëtar. Për një javë rresht qyteti i gurtë do të presë rreth 1200 pjesëmarrës konkurrues, si dhe qindra të tjerë dashamirës të folklorit./tvklan.al