Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në të gjithë Shqipërinë kanë hapur sot dyert për afro 500 mijë nxënës.

Rreth 450 mijë rikthehen në banka pas pushimeve, ndërsa 45 mijë vogëlushë ulen në to për herë të parë duke përjetuar emocione dhe gëzime.

Gazetarja: Pse i ke blerë lulet?

“Për t’ia dhënë mësueses”.

Gazetarja: Është më bukur këtu që ka vetëm banka, shkronja, apo është më bukur në kopsht që ka lodra shumë?

“Më bukur është këtu”.

Gazetarja: Pse është më bukur këtu?

“Bën, shkruan gjëra, bën vizatime. Më pëlqen më shumë këtu.”

“Jam shumë i gëzuar”.

Gazetarja: Të pëlqen të vish në shkollë?

“Po”.

Gazetarja: Do mësosh shumë?

“Po.”

Gazetarja: Trego diçka tek abetarja. Çfarë është këtu?

“Këtu është një djalë duke ngritur balonën.”

Gazetarja: Si ndihesh sot?

“Mirë”.

Gazetarja: Mezi prite të vije sot në shkollë?

“Po.”

Gazetarja: Të pëlqen këtu?

“Po”.

Gazetarja: Kishe qejf të vije në shkollë?

“Po”.

Gazetarja: Të pëlqen këtu?

“Po”.

Gazetarja: Më mirë në shkollë apo në kopsht?

“Në shkollë”.

Gazetarja: Si të duket këtu? Si është kjo klasa?

“E mirë.”

Gazetarja: Po mësuesja?

“Edhe mësuesja”.

Viti i ri shkollor ka nisur gjithashtu edhe me premtimet e Ministrit të Arsimit për më shumë investime për të përmirësuar kushtet e mësimdhënies, premtime të dhëna gjatë bashkëbisedimit me nxënës të shkollës 9-vjeçare, Pjetër Budi, në Tiranë, ku dhe u inaugurua i pari kabinet informatike me vlerë 12 mijë euro.

Fatos Beja: “Në kompjuter dhe po të keni dhe internetin në shtëpi, në shkollë do të keni dhe internetin dhe kompjuterin. Juve jeni brezi që do shkoni të gjithë në universitet. Nuk do të ketë më provime hyrje në universitet. Universitetet do të jenë të hapura për të gjithë shqiptarët. Në qoftë se vitin e kaluar janë, ose në 2007-tën dhe 2008-tën janë futur për herë të parë fondi për librin. Është nga prioritetet që ne kemi si qeveri që libri të rritet në mënyrë të dukshme dhe do të shkojë duke u rritur, dmth, në qoftë se kemi dhënë rreth 30 milion vitin e parë dhe vitin e dytë, do të japim 50 milion për vitin e ardhshëm”.

Ky vit do të funksionojë me strukturë të re, pesë vjet arsimi fillor, katër arsimi bazë dhe tre gjimnazi.

Për shkak të kësaj strukture 50 mijë nxënës do të ndjekin klasën e nëntë duke eliminuar kështu këtë vit regjistrimet për vitin e parë të gjimnazit./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami