Bujar Nishani: “Duke filluar nga dita e nesërme mund të aplikojnë pranë zyrave të aplikimit për letërnjoftimet elektronike edhe ditën e shtunë dhe ditën e diel dhe gjatë gjithë ditëve të punës. Këto zyra do të jenë të hapura deri në orën 18 të pasdites. Do dëshiroj edhe një herë t’i kërkoj të gjithë këtyre qytetarëve shqiptar të cilët nuk kanë ende pasaportat për të udhëtuar jashtë shtetit të paraqiten pranë zyrave të aplikimit për letërnjoftimet elektronike pasi edhe lehtësirat edhe ulja e çmimit që ka ofruar qeveria shqiptare për ato kategori të cilat neve i kemi përmendur janë në fuqi deri në muajin prill. Një çështje të re të cilën do të dëshiroja t’ua adresoja juve, po njëkohësisht të gjithë zyrave të punonjësve të zyrave civile në të gjitha komunat dhe bashkitë e vendit për të mos e përdorur dhe për të mos e kushtëzuar në asnjë rast dhënien e certifikatave për qytetarët që aplikojnë për letërnjoftimet me pagimin e taksave lokale. Në të gjitha rastet që ministria e brendshme dhe drejtoria e përgjithshme e gjendjes civile do të konstatojë se lëshimi i këtyre certifikatave kushtëzohet me pagimin e taksave lokale. Do të merren masat maksimale deri në pezullimin nga puna të gjithë atyre punonjësve të gjendjes civile që aplikojnë këtë formë të punës së tyre./tvklan.al