Në skenën politike po formësohet një grupim i ri politik që përfaqëson alternativën e djathtë. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Demokristiane dhe ajo për Ligj e Drejtësi e Spartak Ngjelës, si iniciator të koalicionit që do të quhet “Poli i lirisë” ka nisur një proces të gjerë negocimi që duket nuk përjashton askënd.

Dashamir Shehi:Kemi bërë edhe tratativa edhe marrëveshje paraprake me shumë parti të tjera të vogla psh me Bashkimin Demokrat, Konservator, ne i kemi hapur dyert për të gjithë si të thuash për të vjetrit që kanë thashë 2 dekada dhe unë për të ritë të cilët e provojnë, për herë të parë, sepse ne gjykojmë që brenda të djathtës ka nevojë për një dialektik të re.”

Shehi thotë se dy janë motivet kryesore që shtyjnë këto parti të grupohen nën një sigël të re, motivi politik dhe ai pragmatist. Synohet maksimalizimi i fitores, gjë për të cilën duket janë bërë dhe llogaritë paraprake për numrin e mandateve të mundshme që do të sigurohen në kuvendin e ardhshëm.

Dashamir Shehi:Minimalisht duhet të hyjnë 10-15 deputetë, unë gjykoj që votat edhe mund të dyfishohen dmth, sepse ka shumë faktorë, njëherë pakënaqësitë ndaj kësaj maxhorance sepse votat merren nga ky lloj grupi, e dyta duke parë një alternativë tjetër mund të dali nga shpia të votojnë edhe ata që s’kanë votuar kurrë. E treta unë gjykoj që brenda kësaj alternative ka forca politike, ka njerëz, ka personazhe politikë që me koherencë kanë treguar dmth praktikisht në dy dekada politik që kanë tentuar dhe tentojnë të bëjnë shtet shqiptar.”

Poli i lirisë ka si synim kryesor të pengojë rikthimin e së majtës në pushtet, për këtë qëllim edhe bashkëpunimi paszgjedhor do të ndodhë me ato subjekte politike që përfaqësojnë alternativën e djathtë.

Dashamir Shehi:Ne do të bashkohemi me forcat politike të cilat tentojnë programin tonë, që shkojnë djathtas që kthejnë pronat që e bëjnë Shqipërinë me institucione të pavarura dhe unë kur them institcione me president të fortë, me gjykata të pavarura, me prokurori të pavarura.”

Gjithçka duket të jetë në proces negocimi dhe siç thotë kreu i LZHK-së përbërja përfundimtare e koalicionit të ri do të zyrtarizohet pak përpara zgjedhjeve në kohë për t’u regjistruar në KQZ./tvklan.al

Gazetare: Menada Zaimi

Operator: Enver Shehu