Berat Buzhala ka ndarë me fëmijët e “Në Kurthin e “Piter Pan” në Tv Klan një kujtim të keq nga fëmijëria që e cilëson si ‘traumatike’.

Ai zbuloi se kur ishte vetëm 6 vjeç iu nënshtrua një operacioni në hundë në Zagreb. Aty ai qëndroi vetëm për disa muaj, me fëmijë të huaj.

Jolie: Kur ishe i vogël a të zinin virozat ty?

Berati: Kam një kujtim të keq, kisha një problem me frymëmarrjen dhe shkova në Zagreb për të operuar hundën. Ishte një periudhë e vështirë. Një frikë e madhe e imja distanca me familjen. Pasi ndenja vetëm në moshën 6 vjeçare për disa muaj në spital me fëmijë që nuk i njihja.


/tvklan.al