Berat Buzhala ishte mbrëmjen e sotme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan në një rrëfim ekskluziv për herë të parë në mediat shqiptare mbi jetën e tij.

Në rrëfimin e tij, ai është ndalur edhe ti lufta në Kosovë, duke treguar mbi vuajtjet dhe humbjet e mëdha që i solli ajo.

Kian: A ke qarë ndonjëherë ti Berat?

Berati: Unë kam qarë gjatë luftës kur forcat serbe morën prindërit dhe motrën. Unë dhe vëllai kemi ikur dhe nuk e dinim a ishin gjallë. Momenti i ndarjes me babain ka qenë i prekshëm. Kjo ka ndodhur në 14 Prill 1999 dhe u takuam pas dy muajsh. Kur u takuam ishte moment i jashtëzakonshëm. Më vranë gjyshin dhe gjyshen. Lufta duket e largët derisa e dëgjon në derën e shtëpisë. Kam qenë 22 vjeç.


/tvklan.al