Hydajeten e njohëm përmes rrëfimit të së motrës, Shpresës në “Ka Një Mesazh Për Ty”. Gjatë rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo tregoi se si e motra i ka qëndruar gjithnjë pranë, e ka përkrahur në ëndrrat e saj, ka bërë çmos për ta ndihmuar në situatat e vështira duke mos e lënë kurrë vetëm.

Një peng i Hydajetes është që Shpresa, pas një lufte me kancerin në mitër, nuk këndon më prej vitit 2017. Por në programin e surprizave, është organizuar një moment i veçantë posaçërisht për këtë.

Falenderimin e saj ndaj të motrës, Shpresa do ta thotë përmes interpretimit të një kënge. Ndërsa Hydajetja përgatitet të shohë se kush e ka ftuar, ajo dëgjon fillimisht tingujt e pianos që luhet nga Stivi,  pjesëtari i grupit “Burn”, pasuar nga zëri i së motrës që këndon “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Ekrani largohet tërësisht duke i dhënë mundësinë të shohë motrën, Shpresën të cilën nuk e ka takuar prej një viti ndërsa sytë e saj janë të mbushur me lot./tvklan.al