Lajme Arkiva 2003

Babai i djaloshit 8-vjeçar të zhdukur para dy javësh, i bindur se fëmija i tij nuk ka humbur aksidentalisht mdeklaron se atë e kanë grabitur. Ai kërkon që Ministria e Rendit të vihet në lëvizje për të gjetur djalin.

Babai: Varianti i zhdukjes së tij është që është grabitur me siguri, se brenda 24 ditëve do të ishte gjetur me patjetër, nga ana ime sigurisht. Do të thuash pse është grabitur, sepse ndryshe fëmija duhet të ishte gjetur me patjetër në zonën e fshatit. Dhe e tregojnë vetë faktet se ata kanë ruajtur disa momente të tyre për ta grabitur fëmijën. Babai i 8-vjeçarit nuk është i kënaqur as nga interesimi i policisë së shtetit e cila deklaron se ka ngritur një grup hetimi por pa rezultat. Këto janë mashtrime për mendimin tim. Grupi i ekspertëve asgjë nuk ka bërë. As rezervuarin nuk e kontrolluan, rezervuari u shterua nga vetë unë dhe është kontrolluar tre herë. Jam plotësisht i sigurt që fëmija nuk është në fshat. As kontrolle dhe as grupet e ekspertëve, asgjë nuk kanë bërë. Më interesonte një grup ekspertësh që duhej marrë më seriozisht gjendja reale e tij./tvklan.al