Populli kinez është i marrosur pas lojërave Olimpike, duke i servirur ato edhe në pjatë. Restorantet kineze përveçse kanë futur në menu pjata europiane apo amerikane gjatë kësaj periudhe të vënë përpara dhe asortimente që i ngjasin sportistëve gjatë garës.

Restoranti i njohur Quan Zhyden në Pekin nuk ka nguruar t’i ofrojë klientëve një lojtar golfi e deri te flaka Olimpike, kësaj here jo djegëse. Vizitorët e kanë pëlqyer këtë gjetje duke mbushur tavolinat çdo ditë, ku nuk mungojnë dhe anëtarë të skuadrave pjesëmarrës në lojërat Olimpike.

Kuzhinierët kanë pranuar se synimi i tyre kryesor ka qenë përçimi i frymës Olimpike dhe në tavolinën e ngrënies, por pa harruar këtu dje një ushqim të shijshëm./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku