Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Sokol Olldashi:- “Përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk erdhën, nuk u paraqitën në mbledhje. Mbledhja duhet të zhvillohej për të marrë dëshminë e kryetarit të bashkisë së Tiranës, zotit Edvin Rama, i cili siç kanë bërë dhe përfaqësuesit e tij në komision, nuk është paraqitur. Ne do të vazhdojmë deri në fund të insistojmë, që kjo dëshmi e rëndësishme për objektin e hetimit të merret, duke përdorur klauzola që njeh ligji për raste të tilla, pra thirrjen forcërisht dhe në fund të fundit duke bërë zotin Rama të kuptojë, që ligji nuk sfidohet, as institucionet nuk sfidohen por respektohen deri më një”.

Gazetare:- Ka me të drejtë, a është brenda ligjit, që zoti Rama të vijë edhe sot, kur dje i ka mbaruar mandati thirrjes së dëshmitarëve.

Sokol Olldashi:- “Programi i punës është një marrëveshje e brendshme e komisionit dhe nuk është ligj, vendimi i parlamentit përcakton si datë të përfundimit të komisionit datën 10. Pra deri në datën 10 shfrytëzohet çdo hapësirë kohore, për të përmbushur objektivin e komisionit dhe deri në datë 10, ne do të vazhdojmë të insistojmë, që ky komision të kryejë të gjitha procedurat për të marrë edhe dëshminë e zotit Rama dhe për ta bërë zotin Rama që ligji dhe institucionet nuk mund të sfidohen”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti