Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer, iu nënshtrua operacionit këtë të hënë, pas dëmtimit të pësuar me kombëtaren algjeriane.

Ndërhyrja për çarjen e muskulit në pulpën e djathtë shkoi më sukses dhe lojtari do të nisë fazën e rikuperimit.

Në njoftimin e klubit kuqezi, thuhet se Bennacer do të jetë jashtë për katër muajt e ardhshëm dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, ai do të kthehet të jetë i gatshëm në muajin janar të vitit 2025.

Bennacer pritet të rikthehet për ndeshjen me Juventusin më 19 janar, ose atë ndaj Gironës pak ditë më vonë në Ligën e Kampioneve.

Dhimbje koke për trajnerin Fonseca, që është i kushtëzuar në zgjedhjet e tij për repartin e mesfushës. /tvklan.al