Emsioni i datës 22 nëntor 2010 drejtuar nga Blendi Fevziu është një intervistë e drejtpërdrejtë me presidentin e vendit z.Bamir Topin .

Në këtë intervistë do të flitet rreth situatës politike në vend me anët negative dhe pozitive të saj , siçështë edhe ai për liberalizimin e vizave.

Bamir Topi: Së pari do të thoja që momenti i marrjes së vizave padyshim është lajmi i jashtëzakonshëm për shqiptarët. Kjo e parë jo thjesht për opurtinitet, por e parë edhe në një lloj retroskpektive historike , duke marrë në konsideratë që ky vend, ky popull ka qënë në një izolim total . Pavarësisht nëse ka qënë i vetë-izoluar apo jo sepse ka qënë gjithashtu edhe një politike të mbrapsht të një sisitemi diktatorial do doja që të thoja që ata që e pësuan ishin vet shqiptarët. Gjithmonë jemi mësuar që t’a pozicionojmë Shqipërinë aty ku e ka vendin. Nga pikëpamja fizike-gjeografike në zemër të Europës , në zemër të Mesdheut , një vend me qytetërim të lashtë, një popull me shumë predespozicion për të qënë pjesë e Europës. Padyshim të gjitha sondazhet e kanë treguar që aspirata e popullit shqiptar është më e fortë se çdo gjë tjetër. Shqipëria padyshim jo vetëm që i meriton por i ka merituar edhe më para 60 vitesh. Shumë shpejt populli do të ketë mundësi të lëvizi pa viza , duke marrë parasysh faktin që shqiptarët kanë lëvizur lirisht edhe në kohën e Mbretit Zog.

Presidenti shprehet se Shqipëria së pari nuk ka qënë një vend që ka mbetur në vend numëro sepse gjatë 50 viteve populli është dëshmitar i ndryshimeve rrënjësore.

Bamir Topi: Gjithmonë këto lloj çështjesh duhen diskutuar në një terren shumë relativ . Padyshim që ky vend ka kaluar një tranzicion relativisht shumë të vështirë . Mund të themi që edhe vendet e tjera të Ballkanit kanë pasur situata mjaft të vështira , madje do thoja që vendet si ish-Jugosllavia kanë pasur edhe luftë . Megjithatë ky tranzicion kaq i vështirë lidhej me një konflikt ndoshta shumë permanent të rrymave të ndryshe , disa të krijuara edhe nga periudha e komunizmit , por edhe një luftë mentalitetesh dhe padyshim edhe një dëshmitar i atyre traumave që kulmuan në 1997 që bësoj se nuk solli vetëm një ndalim por edhe një frenim psikologjik shumë të rëndësishëm./tvklan.al