Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Sali Berisha: “Që për gjëra të pa verifikuara, nuk preferojë të komentojë, në rast se provohen të vërtetat natyrisht do kem qëndrime dhe komentet e mija. Jo s’është fare e vërtetë që e kam takuar një muaj më parë, e kam takuar shumë muaj më parë, më ka ardhur në zyrë, së bashku me ambasadorin e SHBA-së James Jeffery dhe natyrisht kemi shprehur pikëpamjet tona, ai të tijat dhe unë të mijat, për çështjen e pakicave në Ballkan”.

Besnik Mustafaji: “Në deklarimet dhe qëndrimet e zotit Geixh, nuk ka ndonjë surprizë për mua. Ai është brenda veprimit të tij të paktën 10-15 viteve të fundit, veprimi i tij publik lidhur me Shqipërinë, për mua për t’u mbajtur qëndrim, për t’u gjykuar rreptë janë organet e specializuara të shtetit shqiptar, të ngarkuara nga Kushtetuta, për të mbrojtur sovranitetin e këtij vendi, për të mbrojtur interesat e këtij vendi”.

Ligoraq Karamelo: “Ne nuk mundemi të pajtohemi me tendenca, ose me biseda, ose me komente, të cilat nuk e dimë se nga vijnë dha nga janë zhvilluar. Ne insistojmë, që minoriteti në kuadrin e të drejtave që ai duhet të gëzojë në një shoqëri demokratike është një urë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Greqisë, është një faktor determinues për të ndihmuar në integrimin e Shqipërisë në BE”.

Neritan Ceka: “Çdo përpjekje për ta kthyer historinë prapa, i ngjanë asaj të Don Kishotit, por që natyrisht përfundojnë në mënyrën më qesharake. Shpresoj të jenë marrëzitë e rastit, apo të atyre që i ka mbetur sahati që në vitin 1912”./tvklan.al