Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Shqiptarët janë ndjerë edhe më tepër europian, pasi kanë parë kryeministrin e tyre Fatos Nano të hapë negociatat për Marrëveshjen e Asocim Stabilizimit. Pas largimit të kryekomisionerit të BE Romano Prodi, kryeqytetasit kanë shfaqur besimin për realizimin e një lëvizje të lirë.

Qytetari 1:- “Mendoj se është një fillim i mbarë, por që patjetër, kjo varet nga politikanët. Deri tani unë dyshoj shumë, sepse asgjë s’kam parë”.

Gazetarja:- Ju kur mendoni se Shqipëria mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian?

Qytetarja 2:- “Ah do shumë vite. Jemi larg shumë në disa probleme të madha, si problemet e pronës në radhë të parë, që nuk janë zgjidhur. Po nuk u zgjidh problemi i pronave, nuk ka zgjidhje këtu në Shqipëri”.

Qytetarja 3:- “Unë mendoj që të gjithë duhet ta marrin seriozisht këtë gjë, sepse është shansi më i mirë për ne”.

Qytetari 4:- “Ceremonia mirë, se ne i bëjmë mirë këto ceremoni, por përmbajtja e punës, e atyre që tha, më pëlqyen jashtëzakonisht”.

Qytetari 5:- “Për Shqipërinë ardhja e Prodit është një shans dhe u hodh një hap i mirë”.

Qytetari 6:- “Ky është një sukses i madh për shqiptarët, për Shqipërinë dhe më gjerë, në Kosovë, Maqedoni ku janë shqiptarët. Dëshira e shqiptarëve është e madhe që Shqipëria të anëtarësohet sa më shpejt në BE, por kjo varet nga reformat dhe mënyra se si politikanët tanë do t’i trajtojnë problemet që duhen përmbushur për të hyr në Europë./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti