Dritan Prifti:“Për zotin Mejdani kam rrespekt të thellë, mendoj që është një figurë që mund të bashkojë Partinë Socialiste, është një figurë që është provuar se është figurë e pakorruptuar dhe jo pjesë e klaneve, është një figurë shumë e dashur në qëndrën e Partisë Socialiste, në qoftë se nuk do të marrim dy krahët ekstrem që gjithmon janë në konflikt me njëri tjetrin, zoti Mejdani është i dashur për qëndrën e partisë dhe besoj që i ka të gjitha vlerat për të drejtuar Partinë Socialiste, është një njeri që ka dhënë shëmbull, në 97 zoti Mejdani e solli Partinë Socialiste në pushtet, ai ishte në krye të saj”.

Gazetarja: Po Edi Ramën si e shihni si udhëheqës të partisë?

Dritan Prifti: “Nuk e di nëse Edi Rama aspiron për të qënë udhëheqës i Partisë Socialiste, unë jam ndjerë i lumtur kur kam marrë vesh që ka marrë teserën e Partisë Socialiste sepse e quaj një pasuri tonën, edhe pse ai nuk ishte futur në partinë tonë, por gjithmon ka qënë një pasuri e kësaj maxhorance, shumë e shquar dhe me vlera. Dua ti dhuroj ati mirëseardhjen në Partinë Socialiste”.

Ben Blushi: “Më në fund ky antarsim i Edi Ramës është lajm i mirë se kohët e fundit patëm lajme shumë të këqija në parti”.

Marko Bello: “Se u bë antar i partisë, si bëhet udhëheqës kaq kollaj, është shpejt akoma, ka disa rregulla, duhet të kalosh disa vite. Është gjë e mirë që erdhi të japë kontributin e vet, po jo udhëheqës partie është shpejt akoma. Unë do flas për Mejdanin kur ta shoh me sytë e mi që do të dalë”.

Nazmi Bilani: “Ka një rregull të vendosur në statut që duhet të jeshë i zgjedhur për 5 vjet, të jeshë antar i partisë për 5 vjet që të fillosh të ngjisësh shkallët e karrierës në institucionet partiake”.

Gazetarja: Ju nuk e shihni Edi Ramën në krye të partisë?

Nazmi Bilani: “Nuk besoj se do të bëhen përjashtime për të shkelur rregullin”

Gazetarja: Po kandidaturën e zotit Mejdani si e vlerësoni?

Nazmi Bilani: “Mendoj që nuk ka staturë për të qënë në krye të Partisë Socialiste, sepse nuk është marrë ndonjëherë me politik. Edhe atëherë kur ka qënë sekretar i përgjithshëm i Partisë Socaliste pak a shumë ishte një zgjedhje me katapult, nuk është se kishte një kontribut, u zgjodh si një figurë kuptohet edhe për kretibilitet, në përgjithsi në Partinë Socialiste kemi pasur disa lëvizje për kretibilitet siç ka qënën inplementimi i disa të rinjëve pa ndonjë meritë, për të thënë që partia është e re”.

Gjergj Koja: “Ndjeva një përshtypje shumë të mirë që zoti Rama u pranua në Partinë Socialiste sepse mesazhet janë të dyanëshme, si për Partinë Socialiste që ka nevojë për njerëzit si zoti Rama, si për zotin Rama që ka nevojë për një disiplinë si e Partisë Socialiste”.

Sabit Brokaj: “Në prespektivë unë e gjykoj se do të jetë vërtet një udhëheqës shumë i mirë i te majtës moderne në Shqipëri”

Gazetarja: Si e vlerësoni kandidaturën e zotit Mejdani në kongres përballë Nanos?

Sabit Brokaj: “Unë e shikoj si një kandidaturë me mjaft potenciale në kuptimin intelektual, politik dhe me një integritet të personalitetit të dallueshëm në shoqërinë shqiptare”./tvklan.al