“Për mua është një kënaqësi shumë e madhe, shumë e madhe që vendi im, Shqipëria hyn në NATO dhe do thosha se kjo ditë do të jetë ditë feste, ditë gëzimi për të tërë popullin shqiptar.”

“Një arritje e madhe për të gjithë popullin shqiptar dhe në veçanti për ushtrinë.”

“Futja në NATO është meritë e madhe për Shqipërinë. Ne po forcohemi, dita-ditës po forcohemi. Kjo është meritë e madhe e Partisë Demokratike. Kemi përfitim në radhë të parë ruhet integriteti tokësor i Shqipërisë. Shqipëria, se prek kush më Shqipërinë. Po të preket Shqipëria është prekur gjithë Evropa”.

“Për mua është një ngjarje e rëndësishme për popullin shqiptar. Shumëkush mund të thotë që nuk ka përfitim, por përfitimi është prapë them i jashtëzakonshëm sepse krijon stabilitet në rajon, nuk do kemi më armiq rreth e rrotull, kështu që të gjitha paret që shkonin për mbrojtjen dikur do shkojnë në drejtim tjetër”.

“Jemi më të siguruar, pa frikë kemi. Kjo është një rruga tjetër për në BE”.

“Hyrja në NATO e Shqipërisë është një gjë shumë e rëndësishme, por duhet parë perspektiva dhe për pranimin e Shqipërisë në Evropë, dmth”./tvklan.al