Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Zbardhet përbërja dhe misioni i komisionit parlamentar, për listat e votuesve. Ky propozim i paraqitur nga demokratët parashikon ngritjen e një komisioni prej pesë deputetësh, që do të mbikqyrë realizimin e afateve të rishikimit të listave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në fillim të muajit Maj, ky komision do të paraqesë në parlament raportin përfundimtar me rekomandime për strukturat zgjedhore dhe do të propozojë akte nënligjore. Komisioni parlamentar për listat e votuesve, nuk ka kompetenca për të detyruar strukturat që merren me zgjedhjet parlamentare. Pritet që të enjten projektvendimi për ngritjen e këtij komisioni parlamentar, të shqyrtohet nga deputetët./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame