Kryeministri hungarez Viktor Orbán sfidoi të gjithë udhëheqësit europianë dhe udhëtoi drejt Moskës për të shtrënguar duart me presidentin rus Vladimir Putin.

Media shtetërore ruse transmetoi pamjet të takimit të të dy udhëheqësve në Kremlin. Udhëtimi në Rusi është pjesë e një misioni diplomatik për të diskutuar paqen në Ukrainë, tha vetë Orbán para vizitës. Më herët ai shkoi papritur në Kiev të martën, për herë të parë që nga fillimi i luftës, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Takimi Putin-Orbán vjen vetëm disa ditë pasi Hungaria mori presidencën e rradhës gjashtëmujore të Këshillit të BE-së. Putin tha se gjatë negociatave me Orban ai shkëmbeu pikëpamjet për Ukrainën. Kreu rus shprehu gatishmërinë t’i paraqesë bashkëbiseduesit detajet e propozimeve të Moskës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Ndërsa Orban tha se së shpejti Hungaria me sa duket, do të bëhet i vetmi vend në Evropë që mund të flasë me Rusinë.

Muajin e kaluar Putini tha se Rusia do t’i japë fund luftës në Ukrainë, vetëm nëse Kievi pranon të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO dhe pranon sovranitetin rus mbi katër rajonet e pushtuara.

Shtërngimi i duarve në Kremlin irritoi liderët europianë. Ndërsa Sekretari i përgjithshtëm i NATO-s Jens Stoltenbeg, tha se vizita në Moskë e Orbanit ishte koordinuar me aleancën. Reagimet e tjera ishin në arshpra.

“Presidenca e rradhës së BE-së nuk ka mandat të angazhohet me Rusinë në emër të BE-së. Asnjë diskutim për Ukrainën nuk mund të bëhet pa Ukrainën,” tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

“Paqja nuk do ta ndalë Putinin. Vetëm uniteti dhe vendosmëria do të hapin rrugën drejt një paqje në Ukrainë” tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. 

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se vizita e Orbanit në Moskë zhvillohet, ekskluzivisht, në kuadrin e marrëdhënieve dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë.

Klan News