Presidenti serb Vuçiç e ka refuzuar ftesën e homologut rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e BRICS në qytetin e Kazani-t që mbahet me shtetet aleate të Moskës nga data 22 deri me 24 Tetor.
Vuçiç e ka falenderuar presidentin rus për ftesën por ka thënë se në atë kohë ai do të presë në Beograd të tjerë mysafirë të rëndësishëm nga jashtë.
Ai përkujtoi se data 20 Tetor shënon 80-vjetorin e çlirimit të Beogradit, duke thënë se atëherë do të organizohen aktivitete të shumta.
Klan News