Ministria e Rendit dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale zyrtarisht do të bashkëpunojnë tashmë me organizatat qeveritare për të ndihmuar gratë shqiptare viktima të trafikut. Organizmat qeveritar dhe media  janë angazhuar prej kohësh në ndihmë të grave dhe vajzave viktima të tutorëve mashtrues ndërsa marrëveshja mes qeverisë dhe këtyre dy shoqatave jo qeveritare i vë tashmë në pozitat e partnerit. Zyra për mbrojtjen e qytetarëve ka hapur një taktik për mbrojtjen dhe këshillim ligjor falas të viktimave, ndërsa nga qeveria shqiptare pritet tashmë më shumë punë për të mbrojtur vajzat që denoncojnë trafikantët nëpërmjet trajtimit si dëshmitare të rrezikuara. Partneriteti i arritur nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshje i jep më shumë të drejta shoqatave jo qeveritare për të monitoruar mbi veprimet e hetimit nga policia gjyqësore./tvklan.al