Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Nëse nuk zgjidhet kriza qeveritare, zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi. OSBE publikon raportin e saj përfundimtar pas zgjedhjeve në Shqipëri dhe konsideron se kriza qeveritare është kritike. Ambasadori i OSBE-së Osmo Lipponen, ka prezantuar në Vjen raportin, sipas të cilit, shqetësimet e qeverisë për ndarjet e brendshme kanë penguar reformat dhe ecurinë e Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE.  

Sipas OSBE, mungesa e dy ministrave kyç në Shqipëri është përshkruar nga kritikët, si një situatë anti-kushtetuese. OSBE sheh bisedimet e socialistëve me partinë opozitare të Pollos, si të papritur dhe se mund të ndikojnë në rikonfigurimin e hartës politike në vend.

OSBE apelon për më shumë transparencë të politikanëve në lidhje me deklarimin e pasurisë. Nisur nga shqetësimet e shumë palëve për ndërthurjen e interesave të biznesit me politikën. Raorti përfundimtar mbi zgjedhjet konsideron, se periudha pas zgjedhore tregoi natyrën konfliktuale të zgjedhjeve në Shqipëri, si dhe ia faturon këtë defekt forcave politike./tvklan.al