Me 30 shqiptarë të punësuar dhe një kapital investimi prej 3 milion dollarësh u përurua sot Banka Amerikane e Shqipërisë. Kjo Bankë është një institucion model i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, kështu e cilësoi Kryeministri Pandeli Majko këtë investim të Fondit Amerikan në Shqipëri.

Specialistët financiarë në prani të të ftuarve kryen disa operacione bankare që ushtrohen për herë të parë në vendin tonë. Që sot një klient i kësaj banke mund të kryejë lëvizje bankare me anë të kompjuterit personal nga shtëpia apo zyra, pa qënë e nevojshme prania e tij në Bankë./tvklan.al

Gazetare: Eni Vasili