Dëmtimet janë kthyer në një shqetësim serioz për Barcelonën këtë sezon. Pak ditë pasi humbi Dani Olmo, katalanasit janë përballur me një tjetër lëndim.

Fantazisti Fermin Lopez, është dëmtuar në stërvitjen e sotme dhe do të jetë jashtë për tre javët e ardhshme.

Bëhet fjalë për një problem muskulor, me lojtarin që do të humbasë sfida të rëndësishme. Lopez nuk do të jetë i gatshëm për gjashtë ndeshjet e radhës të Barcelonës, ndaj Monaco, Villarreal, Getafe, Osasuna, Young Boys dhe Alaves. /tvklan.al