Një sherr për pronat brenda një familje i rrezikoi jetën një 39 –vjeçari në Mallakastër.

Sokol Lalaj u godit me sëpatë nga djali i xhaxhait të tij, Fatjon Lalaj, 22 vjeç, gjatë një konflikti që nisi nga baballarët e tyre të moshave 57 dhe 69 vjeç.

Në spitalin e Fierit, ku mori ndihmë mjekësore, tregon si ndodhi ngjarja.”

Konflikte kemi me xhaxhin për punën e tokave. Autori, djali i xhaxhait më godit më sëpatë”.

Në konflikt u përfshinë 6 persona, të gjithë pjesëtarët e të dy familjeve.

Policia thotë se ishte ndërhyrja e forcave të saj që e parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

“Edhe ai iku me vrap, në moment i doli policia para, se aty ishte afër komisariati, dhe e futën brenda. Mua më çuan lart ne makina e policisë dhe pastaj në spital”.

Forcat e rendit arrestuan Zenel, Besnik Lalajn për dhunë në familje, ndërsa 22 vjeçari Fatjon Lalaj do të përgjigjet para drejtësisë për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Tv Klan