Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Kuvendi miratoi kalendarin dyjavor te punimeve të tij. Gjatë seancës, kreu i opozitës Berisha është shprehur pro punës dhe denoncimeve që sipas tij ministri i dorëhequr Sokol Nako, ka bërë në drejtim të kryeministrit Nano dhe Ministrit të Financave Islami.

Sali Berisha:- “Sokol Nako ka paraqitur dorëheqjen në qeveri, shumë ditë para se sa ta deklarojë atë dhe kanë paraqitur dorëheqjen ditën që binomi Nano-Islami kanë vendosur privatizimin për llogari të klaneve të tyre kriminale të INSIG-ut”.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko iu përgjigj pyetjeve të deputetit demokrat Ukë Peraj, lidhur me gjendjen e zonave të minuara gjatë kufirit me Kosovën./tvklan.al