Partia e Re Demokratike do të dalë me kandidat në të 100 zonat në zgjedhjet parlamentare. Burime brenda saj konfirmojnë se emrat do të jenë tepër të njohur. Në listën e hartuar renditen emra të njohur si Maks Velo, Guljem Radoja, Artur Zheji, Petraq Kolevica, Ndriçim Xhepa, Pëllumb Karagjozi, Ardit Gjebrea e të tjerë. Pritet që shumë shpejt Partia e Re Demokratike të paraqesë platformën zgjedhore dhe të shpallë fillimin e fushatës zgjedhore.

Ndërkohë të pyetur rreth listës së Partisë së Re Demokratike, drejtuesit e lartë të selisë blu nuk pranuan të prononcohen. Partia e re deklaruan ata nuk është palë me ne, kështu që lista e tyre është krejt e pakonsiderueshme. Sipas krerëve demokratë, reformatorët i kërkojnë partisë të zgjedhin kryetarin e forumit dhe më pas të konkurrojnë në zgjedhje./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego