Partia e Re Demokratike ka kërkuar pjesëmarrjen e saj në komisonet zonale dhe ato të qendrave të votimit. Ndërkohë Karakula, Brojka dhe Ndoka, kundërshtuan largimin e komisionerëve të propozuar nga opozita si dhe nga KQZ. Sipas tyre është e nevojshme një formulë konsensuale për riemërimet në këtë komision. Në situatën e krijuar ku nuk ekziston asnjë marrëveshje mes opozitës dhe pozitës për procesin elektoral të qershorit, të larguarit nga selia blu shohin të arsyeshëm vendimin për shtyerjen e zgjedhjeve.

“Është absurde që nga tre parti politike që kanë aktualisht grup parlamentar, ku përfshihet dhe e jona vetëm dy prej tyre duhet të kenë të drejtën ligjore për të trajtuar komisionerët aty ku numërohet vota. Nëse nuk bëhen përmirësimet e nevojshme, është e pamundur të flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.”/tvklan.al