Partia e Re Demokratike ka marrë mbështetjen e administratës amerikane në prag të zgjedhjeve parlametare. Menjëherë pas kthimit nga SHBA, sekretari politik Genc Pollo tha se prezenca amerikane në Shqipëri është e garantuar.

“Në këtë prizëm do të kemi një raport shumë të mirë si forcë politike duke e lënë mënjanë paraqitjen si Shqipëri, por dhe si interes ndërkombëtar me SHBA-në, me organizmat e saj si dhe me institute të ndryshme që besoj do të jenë pranë nesh në këtë fushatë elektorale.”

Pollo ka përsëritur kërkesën për përfshirjen e përfaqësuesve të partisë së tij, në komisionet e qendrave të votimit. Në rast se amendamentet e opozitës nuk merren parasysh, zgjedhjet do të quhen të kompromentuara, u shprehën reformatorët./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame