Forcat speciale të policisë janë ende në kërkim të kandidatit legalist Riza Malaj. Ai akuzohet për pjesëmarrjen në sulmin me armë ndaj komisariatit të policisë në Tropojë të 28 Nëntorit të dy viteve më parë, ndërsa tani i shtohet edhe akuza tjetër, ajo e goditjes të një zyrtari lokal si edhe kundërpërgjigjja me armë zjarri ndaj kërkesës së policisë për ndalesë. Por partia në të cilën ai aderon shprehet se Malaj  nuk njeh precedent të tillë.

Murat Basha: Riza Malaj nuk është person në kërkim. Riza Malaj është një i përndjekur politik, është një i persekutuar politik, i arratisur nga Shqipëria në vitin ‘84, është rikthyer në Shqipëri për të kontribuar për demokracinë, ka kontribuar për Partinë Lëvizja e Legalitetin. Unë personalisht nuk e njoh sepse ne ia patëm lënë degëve ekskluzivitetin për të zgjedhur kandidaturat për kryetar bashkie dhe komune, por nga informacionet që ne marrim nga dega jonë dhe kryetari i saj atje, është çdo gjë spekulim mediatik. Riza Malaj ndodhet në shtëpi dhe jo i ndjekur nga forcat e policisë. Por çdo gjë që ndodh në qyteti e Tropojës i vishën Riza Malaj. Ngjarjet e Tropojës nuk kanë lidhje me emrin e Riza Malajt, kanë lidhje me emra të tjerë.

Informacionet janë kontradiktore. Për shtetin Riza Malaj është në kërkim, ndërsa legalistët informojnë se kandidati i Bujanit gjendet në shtëpi./tvklan.al