Një prift ortodoks e të paktën 7 oficerë policie kanë mbetur të vdekur pas një sulmi me armë në Rusi. Ngjarja e rëndë ndodhi të Dielën.

Siç raportojnë mediat e huaja, fillimisht sulmi u krye në një stacion policie në Dagestan e më pas në një kishë në qytetin e Derben. Persona të armatosur, të cilët ende nuk janë identifikuar hapën zjarr duke plagosur dhe 12 persona të tjerë.

Dagestani njihet si një rajon kryesisht mysliman, ndërsa ende nuk dihen motivet e sulmit. Kishës së cilës i është vënë flaka është qendër e një komuniteti të lashtë hebre dhe një vend i shpallur qendër e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

/tvklan.al