Kanë kaluar 10 vjet nga krijimi i Partisë Socialdemokrate. Në qytetin e Gjirokastrës, nga ku u themelua kjo parti, kryetari Skënder Gjinushi në fjalën e tij përshëndetëse tha:

“Jam në këtë përvjetor të 10-të të degës së Gjirokstrës. Sigurisht është rasti të kujtojmë shkurt rrugën që ka ndjekur PSD-ja në këto vite. Partia jonë e ka zanafillën e krijimit pikërisht në Gjirokastër sepse këtu është krijuar dega e parë, pastaj ne vazhduam në të gjitha qytetet me radhë.”/tvklan.al