Lajme Arkiva TV Klan 2004

Të enjten grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të votojë pro kandidaturës së republikanit Robert Çeku si kryetar i KLSH.

Gramoz Ruçi: “Grupi parlamentar për të mos i marrë një nga një me radhë, gjykon dhe vlerëson në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjeve përkatëse organike, që funksionojnë këto organe. Kështu që grupi parlamentar do t’i mbështesë të 4 dekretet e presidentit të republikës.”

Opozita ka deklaruar se do të votojë kundër dekretit të presidentit për kreun e KLSH. Ndërkohë që në seancën e të enjtes, do të miratohet dhe projektligji për legalizimin e zonave informale. Për ligjvënësit socialistë çmimi i tokës do të përcaktohet nga komiteti për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe pjesa e ndërtimeve të paligjshme që preken nga urbanizimi, do të trajtohen nga shteti, në rast se do të dalin toka të lira në fund të procesit.

Deputeti Erion Braçe ashtu si dhe një javë më parë, ka përsëritur kërkesën e tij për largimin e Ministrit të Transporteve Spartak Poçi në mbledhjen e grupit parlamentar./tvklan.al

Gazetare: Arta Dade