Mimi Kodheli: “Ky njeri u kërkon shqiptarëve t’i besojnë për të tretën herë, duke nënshkruar këtë radhë një kontratë me koalicionin e Gërdecit. Nga 22 marsi i vitit 92 në 22 marsin e vitit 2009, Berisha ka treguar se di vetëm të flasë pa pushim dhe pa pushim të bëjë të kundërtën e asaj që thotë. Askush në historinë e këtij vendi nuk ka gënjyer më shumë se Berisha, askush në historinë e këtij vendi nuk ka shpifur më shumë se ai, askush në historinë e këtij vendi nuk ka fyer më shumë se sa Berisha. Historia flet sot më qartë se asnjëherë për domosdoshmërinë e ndarjes së Shqipërisë dhe të politikës shqiptare me fenomenin Berisha, si dhe për detyrimin moral të secilit prej nesh për t’i dhënë fund politikës së vjetër të së shkuarës në 28 qershor duke i dhënë ndëshkimin e merituar me votë koalicionit të Gërdecit dhe udhëheqësit të tij. Pas 98 ditësh para qytetarëve do të jetë një zgjidhje e qartë mes të shkuarës dhe të ardhmes. Mes bashkimit të ri të qytetarëve në koalicionin tonë të madh dhe bashkimit të vjetër të kryetarëve.”/tvklan.al