Partitë e Djathta mblidhen në konferencën e rradhës për të diskutuar mbi arrestimin e ish zyrtarëve demokratë. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e quan akt kriminal të Fatos Nanos arrestimin e 6 ish funksionarëve demokratë. Sipas Berishës, akuza për krime kundër njerëzimit për 6 të arrestuarit nuk qëndron sepse ata nuk kanë vrarë në masë apo torturuar njeri.

Kryetari i Partisë së Legalitetit Ekrem Spahia nuk është i habitur nga arrestimi i funksionareve demokrat. Partitë e Djathta duhet të vinë në pushtet per te rrezuar komunistet. Partia Demokristiane e cilëson si ngjarje të rënde arrestimin e 6 zyrtareve demokrate dhe e quajtën si një mbajtje me dhnë të pushteti nga Fatos Nano. Partia Balli Kombëtar shprehet për ngjarjet e Marsit ’97 dhe arresimet e zyrtarëve. Sipas Rroqit për këto ngjarje mbajnë përgjegjësi si demokratët ashtu dhe socialistët./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo